Kryemadhi nga Librazhdi: Balla në Parlament prej Sokol Skurës, turp që e sulmon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte në Librazhd ku prezanzoi kandidatin për deputet, Sokol Skura.

Mes të tjerash, Kryemadhi u shpreh se shumë anëtarë të LSI-së nuk i bashkojnë bindjet politike, por kushti kryesor për të shpëtuar vendin nga qeverisja e Edi Ramës.

Ndërkohë nuk u kursye as Taulant Balla: "Nuk ka turp më të madh sesa Taulant Balla të ngrihet kundër Sokol Skurës, që sot është deputet atje prej votave të Sokol Skurës, prej votave të djemve dhe vajzave të Librazhdit, grave, nënave të Librazhdit".

Monika Kryemadhi: Sot, jo vetëm Librazhdi, por edhe Përrenjasi, Gramshi, Belshi, Cërriku, janë qytete të cilat po shkojnë drejt falimentimit, drejt mbylljes së tyre për shkak se po i ikin të rinjtë dhe të rejat. Detyra jonë kryesore është që nëse një student, një ekonomist, një agronom, kushdo që jeton dhe punon në Librazhd duhet ta ketë pagën më të madhe së të jetojë dhe punojë në Tiranë. Sepse vetëm kështu mund të ripopullojmë qytetet tona.

Ajo që kam vlerësuar më shumë tek ty Koli, se në të dy njihemi bashkë që në Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar dhe ndoshta kjo na ka bërë edhe për ta njohur më shumë njëri tjetrin, për të qenë të konsoliduar në marrëdhënien tonë politike. Por dua të them diçka, çdo provokim që Rilindja bën ndaj teje, çdo presion që Rilindja bën jo vetëm ndaj teje, por ndaj kujtdo tjetër, më shumë e shton urrejtjen ndaj atyre, më shumë shton urrejtjen e djemve dhe vajzave të Librazhdit ndaj tyre. Sepse nuk ka turp më të madh sesa vëllai vëllait t’i bëjë prapaskena të tilla.

Nuk ka turp më të madh sesa Taulant Balla të ngrihet kundër Sokol Skurës, që sot është deputet atje prej votave të Sokol Skurës, prej votave të djemve dhe vajzave të Librazhdit, grave, nënave të Librazhdit. Sepse ajo që është më e rëndësishme, ajo që ne duam dhe kemi moralin e marrëdhënies njerëzore me njëri tjetrin, politika është politikë, por njerëzillëku është njerëzillëk. Asnjëri nga ne nuk e merr karrigen me vete, ama emri që lëmë për fëmijët e për prindërit tanë, është shumë i madh.