Pas Bashës, edhe Garo mesazh Ramës: Koha juaj ka mbaruar! Kërkoji falje grave dhe vajzave
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike Floriana Garo ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama, ndaj një video të publikuar nga kryetari i PD-së,i cili akuzonte Ramën se ofendon gratë.
Sipas Garos, kryeministri Rama duhej ti kërkonte falje sot grave dhe vajzave që ka dhunuar, bullizuar, ofenduar dhe tallur.
Floriana Garo: Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!
Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.
Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.