Përplasja në Elbasan, Bardhi: Nëse Rama mendon se do të fitojë zgjedhjet me krim i ka bërë llogaritë gabim
Asnjë nga personat e përfshirë në konfliktin e dhunshëm mes përfaqësuesve të PS e PD në Elbasan, Ditën e Verës nuk është vënë në pranga.
Disa persona u shoqëruan pas përleshjes, por të gjithë janë lënë të lirë pas verifikime në Drejtorinë e Policisë, ndërsa Prokuroria e Elbasanit e kontaktuar thotë se është në pritje të materialeve.
Për këtë çështje, drejtuesi politik i PD, Gazmend Bardhi doli në një konferencë të posaçme për mediat tha se ata janë të lirë pasi ishin eskorta e kryeministrit Rama.
"Nëse Edi Rama ka menduar se do të fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët gjatë këtyre 24 orëve, po njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë me gjithçka dhe me çdo mjet, me çdo formë."
41 para zgjedhjeve, Bardhi kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe agjencitë e zbatimit të Ligjit.
"Kjo që ka ndodhur këto 24 orë në Elbasan nuk është lojë, është çështje serioze e zbatimit të ligjit dhe shkelja e ligjit, favorizimi i bandave, nënshtrimi ndaj Taulant Ballës, ka afat dhe është 41 ditë."
Partia Demokratike ka denoncuar publikisht 7 persona të cilët i identifikoi si eksponentë të krimit të organizuar të përfshirë në aktet e dhunës.