Borë pas Ditës së Verës, moti i keq përfshin vendin

Reshjet e dëborës dhe shiut kanë përfshirë vendin, ndërsa temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme. Parashimet janë se këtë javë do të kalojmë nga dimri në verë.

Moti i keq me reshje dëborë e shiu ka përshirë vendin një ditë pas festës së Ditës së Verës që simbolizon fundin e dimrit dhe nisjen e temperaturave të ngrohta.

Dëbora ka zbritur deri në malin e Dajtit në Tiranë, ndërsa në verilindje- lindje reshje pati në lartësitë mbi 500-600 metra.

Në qarkun e Dibrës, raportohen vështirësi në njësitë Martanesh, Trebisht, Zerqan e zona të tjera malore.

Aksi Qaf Bualli – Peshkopi dhe akset e tjera nacionale, sikurse edhe rrugët e fshatrave janë  të hapura por drejtuesit e mjeteve këshillohet të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi.

https://youtu.be/6e8ESc2r8pw

Reshjet e dëborës u rikthyen edhe në fshatrat e Tropojës, ku trashësia shkon në disa centimetra, por deri më tani nuk ka raportohen probleme.

Këto pamje vijnë nga fshati Çerem, i portës hyresë për në Bjeshkë.

Në qarkun e Shkodrës, dëbora u rikthye në zonën e Razmës.

Pjesa tjetër e vendit është përfshirë nga vranësira dhe reshje shiu që pritet të karakterizojnë ditët ditët në vijim.

Vemtë në fundjavë pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit ku vlerat termike do të arrijnë deri në 18 Gradë Celcius dhe vetëm pas datës 21 moti me reshje do ti lerë vend diellit.