Rrengu: Pas ekzekutimit të Behar Sofisë iku duke çaluar pritet të marrë statusin e të penduarit

Rrengu: Pas ekzekutimit të Behar Sofisë iku duke çaluar pritet

Njëzet e katër vjeçari Ernejt Shyti, i arrrestuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia pranë piramidës në Tiranë, ka bërë një rreng për ti shpëtuar identifikimit.

Në kamerat e sigurisë ai shihet se është larguar nga vendgjarja duke çaluar po pavarësisht, kësaj ekspertët e huaj që janë konsultuar me prokurorin e çështjes, kanë përcaktuar se veprimi ishte stimuluar nga I riu me qëllim për të vështirësuar identifikimin.

Kjo dhe të tjera prova si analiza e ADN-së si dhe përgjimet telefonike shërbyen që prokuroria të prangosë autorin dhe tre bashkëpunëtorët, të cilët u lanë nga gjykata në masën arrest me burg.

I dyshuari Ernejt Shyti, të cilit është afruar nga prokuroria edhe statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, nuk ka pranuar të japë deklarime shtesë para gjykatës.

Ndërsa të pandehurit e tjere Skëndër Vathi, Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha kanë mohuar përfshirjen ne vrasjen e Behar Sofise.


Rrengu: Pas ekzekutimit të Behar Sofisë iku duke çaluar pritet
Një nga të akuzuarit Xhuliano Visha, i cili u shfaq edhe me një hematomë në sy, tha në seancë se nuk kishte lidhje me vrasjen, ndërsa ato që kishte pohuar më parë në polici nuk qëndrojnë.

U shtir si invalid, ja truku që përdori vrasësi, duke çaluar ekzekutoi Behar Sofinë

Katër të pandehurit akuzohen për vrasje në bashkëpunim akuzë për të cilin rrezikojnë deri në burgim të përjetshëm.

Organi i akuzës është duke hetuar, se cilët janë porositësit e kësaj vrasje për të cilën 24 vjecarit Ernejt Shyti, i është afruar një shumë prej 50 mijë eurosh.

24 vjeçari ka rrefyer gjithë mekanizmin e krimit para hetuesve por deri tani nuk është gjetur arma për të cilen ai ka deklaruar se e ka hedhur në Lanë gjatë largimit.

Nëse e keni humbur: Vrasja e Behar Sofisë, autorët bënë prova me armë në Tiranë por policia nuk i zbuloi

Ora News mëson se është marrë në mbrojtje familja e ekzekutorit Ernejt Shyti,i cili ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit për të zbardhur krimin e rëndë të ndodhur në 25 shkurt në qendër të Tiranës.