Portieri i Kukësit hero në "Loro Boriçi", Vllaznia humb një shans të artë
Është mbyllur në barazim pa gola surpersfida e javës së 23-të në Superligë mes Vllaznisë dhe Kukësit.
Shkodranët e Brdariç dogjën një shans të artë, për t’u shkëputur në krye, teksa nuk arritën të përfitonin nga ndalesat e Partizanit, Teutës dhe Laçit.
Lexo edhe: Dosti kritika Partizanit: Disa lojtarë ecin në fushë
Dashamir Xhika, ishte heroi që i mohoi triumfin shkodranëve. Gardiani i Kukësit priti gjithçka, teksa rasti më flagrant ishte ai i minutës së 71-të, kur Xhika arriti të neutralizonte 11-metërshin e Demir Imerit.
Ndërkohë për sa i përket verilindorëve, edhe ata patën shanset e tyre me anë të Ibraimit, por nuk arritën t’i shfrytëzonin.
Me këtë barazim, Vllaznia vijon të kryesojë me 1 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi. Ndërkohë Kukësi i Josës është pozicionuar në vendin e 6-të me 31 pikë.
