Letër Ministrisë/ FSHF kërkon tifozë në stadium për Eleminatoret e Botërorit
Nëpërmjet një letre zyrtare, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon hapjen e dyerve të stadiumeve për tifozët e Kombëtares për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës “Katar 2022”.
FSHF që në sfidën e parë, atë ndaj Anglisë, të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit “Air Albania”, praktikisht 6500 spektatorë.
Ndeshja eleminatore Shqipëri-Angli është programuar për të luajtur në 28 Mars, ora 18:00.
LETRA:
Të njëjtën gjë, sot ka kërkuar edhe grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtare, Tifozat Kuq e Zi.
Komunikatë publike
Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaft të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19,kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.
Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por po ashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore).
Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtojë presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.