Dosti kritika Partizanit: Disa lojtarë ecin në fushë
Java e 23-të e Superligës dhuroi rezultate surprizë, ku mbi të gjitha spikati fitorja e Skënderbeut përballë Partizanit. Po ashtu edhe Laçi që sot nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Apolonisë që lufton për mbijetesë.
Për të komentuar ndeshjet e luajtura gjatë fundjavës në Kategorinë Superiore, i ftuari i gazetarit Drilon Xhepollari në “Sport Magazine” ishte ish-futbollisti i Partizanit Edmond Dosti.
Sipas tij, shqetësuese është fakti se disa futbollistë nuk po impenjohen sa duhen, ndërsa ftoi teknikun Ilir Daja të ketë dorë më të fortë mbi ekipin.
Edmond Dosti: Unë dje kam bërë edhe një status në Facebook-un tim ku thoja "fitorja është detyrim, por kujdes". Dhe kjo kujdes ishte që, Partizani të ishte në lojë, të jepte 100% të sajin për ta fituar ndeshjen. Por unë pashë një Partizan dje, për mendimin tim, një Partizan pa personalitet. Unë pashë lojtarë që nuk janë shumë të impenjuar. Lojtarë që janë shumë të përkëdhelur që mendojnë se te Partizani mund të luash kollaj.
Kam parë një ndeshje të dobët të Partizanit ku për 96 minuta nuk më kujtohet ndonjë rast i pastër. Me dy krahët që nuk funksionojnë, dke filluar nga mbrojtja. Me një mesfushë të çorientuar ku secili merr topin për të organizuar lojën dhe me një sulm joefikas. Unë e kam thënë që Partizani është pretedent për të fituar kampionatin por Ilir Daja duhet të ketë dorë më të fortë te Partizani. Po më shqetësojnë edhe disa lojtarë që nuk po impenjohen.
Lexo edhe: VIDEO/ Ndodh çudia në “Elbasan Arena”, Skënderbeu mposht Partizanin me një super-gol të Viktor