Fitorja me Partizanin, Ahmataj ende i lidhur me Skënderbeun: Kam lënë një grup me futbollistë në rritje

Skënderbeu befasoi sot në "Elbasan Arena" teksa mposhti me rezultatin 0-1 Partizanin.

Fitorja e "Ujqërve të Dëborës" duket se ka gëzuar edhe ish trajnerin e tyre, Julian Ahmataj.

I ftuar në "Ora Sport", në RTV Ora, Ahmataj pranoi se e ndjek rregullisht skuadrën korçare, ndërsa foli me superlativa për grupin e futbollistëve.

“Isha në stadium, e pashë ndeshjen. Sa herë më jepet mundësia e ndjek sepse aty kam lënë një grup që me sportistë që janë në rritje. Janë një grup futbollistësh që po kalojnë adoleshencën sportive, e cila kalon nga mosha 18 deri në 23 vjeç. Pas kësaj moshe krijohet edhe profile i futbollistit, se çfarë niveli do të kapë.

Këta sportistë janë në rrugën e mbarë. Nuk janë rishtaz në Kategorinë Superiore, tashmë bëhen 8 muaj që janë pjesë e Kategorisë Superiore. Në fillim ishte prezantimi me Kategorinë Superiore dhe situata ishte pak e rënduar. Tani gjërat vijnë duke u përmirësuar. Pra, janë lojtarë që po kalojnë një adoleshencë të mirë dhe ndoshta do ikin lart.

Jam i gëzuar që fituan sepse kjo jep shpresë për vazhdimësinë por nëse do të ketë vetëkënaqësi nuk jep asgjë.  Sepse ndeshjet vijnë shumë shpejt", u shpreh ish trajneri i Skënderbeut Julian Ahmataj.

Lexo edhe: VIDEO/ Ndodh çudia në “Elbasan Arena”, Skënderbeu mposht Partizanin me një super-gol të Viktor