Messi shënon eurogol por humb penalltinë, nuk ka "remuntada" për Barçën

Pas Borussia Dortmund dhe Porto, sot prenë biletën për në fazën çerekfinale të Champions League edhe PSG dhe Liverpool.

Pavarësisht se katalanasit luftuan deri në minutën e fundit, francezët u mjaftuan me fitoren 1-4 në “Camp Nou”.

Sfida e luajtur në “Parces des Princes” u mbyll në shifrat 1-1 me Lionel Messin që shënoi golin e vetëm për të tijët por edhe që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë, një gol i cili mund ti jepte rrjedhë tjetër ndeshjes.

Edhe Liverpool prek 1/8-at e kompeticionit teksa mundi sërish me rezultatin 2-0 gjermanët e Leipzig.

Golat për “The Reds” u shënuan nga Salah (’71) dhe Mane (’74).

Golat e ndeshjeve: