VIDEO/ United fiton derbin e Manchesterit, por vendi i parë nuk diskutohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2021, 20:30
Manchester United fiton derbin e qytetit përballë City-t.
"Djajtë e Kuq" triumfuan pastër, 0-2.
Goli i parë erdhi nga një penallti në minutën e 2-të, e ekzektuar saktë nga i përhershmi Bruno Fernandes, teksa triumfi u vulos nga Luke Show në minutën e 50-të.
Fitore prestigjioze për djemtë e Solskjaer, por kjo përsëri nuk e hap garën për titull.
City ndodhet në vend të parë, 11 pikë përpara United. Por falë këtij suksesi "Djajtë e Kuq" rimarrin vendin e dytë duke zbritur një shkallë më poshtë Leicester City-n.
Përmbledhja e ndeshjes: