VIDEO/ Paqe në derbin e Madridit, buzëqesh Barça
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2021, 18:38
Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Atletico dhe Real Madrid e mbyllin sfidën e javës së 26 në La Liga u mbyll në shifrat 1-1 duke rihapur sërish kampionatin.
Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me Luis Suarezin, i cili pas një shpërthimi në minutën e 15-të ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Pas këtij goli, skuadra e Zidane u mundua të reagonte, por hasi një rezistencë të fortë në mbrojtje të "Los Colchoneros".
Duhet të vinte minuta e 88’, që të vendosej baraspesha, me Benzema, që konkretizoi pas një aksioni model nga skuadra e tij. Nga ky barazim më tepër përfiton Barcelona e vendit të dytë që ka 56 pikë, pasi e shikon tashmë Atletikon kryesues 4 pikë para, ndërsa Realin e lë 2 pikë pas.
Përmbledhja e ndeshjes: