VIDEO/ Ndodh çudia në "Elbasan Arena", Skënderbeu mposht Partizanin me një super-gol të Viktor

Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Zhgënjim total për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.

Lexo edhe: VIDEO/ Tirana arrin fitoren e tretë rradhazi, mesazh Partizanit

Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare.

Zhan Viktor ishte heroi që tundi rrjetën e Alban Hoxhës në minutën e 67-të.

Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në kuotën e 16 pikëve, duke lënë të fundit Apoloninë me një pikë më pak, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 39 pikëve në vend të katërt, 5 më pak se Tirana ndjekëse.

Nesër luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave. Në ora 13:30 Laçi pret Apoloninë, ndërsa në 16:00 luhet kryendeshja e javës, Vllaznia-Kukësi.

Goli i Skënderbeut:

/a.r,OraNews