Mbesin në burg Gjergj Cukali e dy kushërinjtë, u arrestuan për atentatin ndaj Gjon Menës

Gjykata lë  në burg Gjergj Cukalin dhe kushërinjtë Enver dhe Edmond Jakimi të arrestuar për atentatin ndaj Gjon Menës më 9 shkurt.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën dhe çështja ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme

Ngjarja u shënua më 9 shkurt 2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar Gjon Mena. Si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Krimi i rëndë duket se ka lidhje për motivin e hasmërisë, pasi Gjon Mena në vitin 2019, është shoqëruar nga policia e Lezhës, si person i dyshuar në vrasjes e Eri Zefit ngjarje e ndodhur në Mirditë në Tetor 2019.


Me sa duket dyshimet e implikimit të Menës në këtë vrasje, ka sjellë dhe goditjen me tritol të Gjon Menës, por pa mundur ta ekzekutojnë.

“Tritolin ia vumë Gjon Metës për 30 mijë euro, do blija shtëpi” zbardhet dëshmia e të dyshuarit, bashkëpunoi me Gjergj Cukalin


Më tej ky i fundit ka treguar se për të vrarë Gjon Menën, ka kërkuar ndihmën e mikut të tij Edmond Jakimi, të cilit i ka premtuar 5 mijë euro. Jakimi, shton se edhe pse e kryen atentatin, shumën prej 30 mijë euro nuk e kanë marë nga Gjergj Cukali.

Enver Jakimi, njëri nga të arrestuarit, ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, duke treguar të gjithë dinamikën e këtij krimi të rëndë, të financuar kundrejt 30 mijë euro nga Gjergj Cukali.

Jakimi thotë se ia ka dhënë paratë kushëririt të tij Ermond Jakimi, të cilit i kishte premtuar 5 mijë euro. Nga ky moment, Enver Jakimi është ndjerë i mashtruar nga Cukali dhe sapo u arrestua nga policia, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të japë emrin e porositësit, që ishte Gjergj Cukali.