Rama: Vaksina AstraZeneca tek ne nuk është nga seria e pezulluar. Është e sigurt

Sot ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve me vaksinën AstraZeneca në kryeqytet.

Kryeministri është i pranishëm për të ndjekur  nga afër procesin.

Në lidhje me pezullimin e kësaj vaksine nga disa vende, për shkak ase ajo ka efekte anësore në shëndet, Rama thotë se këto janë lajmë të pavërteta.

"Vaksina AstraZeneca është pezulluar në disa vende, është e vërtetë

Ju nuk duhet të bëheni përçues të lajmeve që sjellin panik. Është e pamundur teorikisht që nëse do të kishte një të vërtetë shqetësuese lidhur me vaksinat të lejonte bota të vazhdonte lëvrimi i tyre.

Sasia që ne kemi marrë dje është një sasi që ka ardhur nga Suedia dhe e parafytyroni dot ju që Suedia të lejojë nisjen e pakove me vaksina nëse kanë problem?

Bëhet fjalë për një seri të veçantë që është pezulluar për të bërë verifikimin,se ne kemi një seri tjetër këtu. Në Britani janë miliona njerëz që janë vaksinuar me Astra Zeneca dhe nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin.

Nuk ka asnjë problem për sa kohë kjo vaksinë vazhdon qarkullon."