Humb jetën nga koronavirusi mjeku Gerond Husi
Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejë me virusin.
Mjeku Gerond Husi fatkeqësisht ka humbur jetën.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku infeksionist Tritan Kalo nëpërmjet një postimi në facebook, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e kolegut të tij.
"E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. Geron Husi….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….”, shkruan Kalo.
Gjithashtu Kalo tregon se pas 30 vitesh njohje personale me mjekun Husi, e ka të vështirë të besojë se ky është edhe takimi i fundit me të, ndërsa i shpreh ngushëllimet dhe mbështetje familjes ai thekson: “Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për mjekun, bashkëshortin, babain dhe kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!”
Kohë kovidiane....13.03.2021....E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi...
Posted by Tritan Kalo on Saturday, 13 Mars 2021