Rama shkon për vaksinat, të rinjtë e PD-së: Rama ik !

Një grup të rinjsh nga FRPD-ja kanë dalë përpara selisë së PD-së të vendosur përballë shkollës "4 Dëshmorët" në Tiranë dhe e kanë shoqëruar eskortën e kryeministrit Edi Rama me thirrjet: Rama ik!

Të rinjtë kanë qenë të qetë, ndërsa policia i ka mbajtur të rrethuar.

Në shkollën "4 Dëshmorët" nis sot procesi i vaksinimit të mësuesve.