Bojaxhiu që u bë killer/ Nga biçikleta tek gjurmet e ADN-së në rroba që zbuluan killerin e Behar Sofisë

Analiza e ADN-së që u gjet në rrobat e 24 vjeçarit ka bërë të mundur  identifikimin e 24 vjeçarit Ernejt Shyti si autor të vrasjes së Behar Sofisë më 25 shkurt.

I riu nga fshati Krrabë I Tiranës prej disa kohësh jetonte me nënën e tij në zonën e rrugës “Bardhyl” në Tiranë.

Ai shpesh herë punonte si bojaxhi apo punëtor ndërtimi në Mal të Zi.

Shyti ka pranuar vrasjen e Sofisë.

Lexo dhe: Atentati mafioz ndaj Behar Sofisë: Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë, Ernejt Shyti ekzekutori

Policia ka gjetur biçikletën me të cilën është larguar autori nga vendi I ngjarjes dhe më pas është ekzaminuar gjurmët papilare të gishtave.

Një grup ekspertësh hetimorë kanë kryer një takim në Hanin e Hotit që kanë dhënë informacionet që ndihmuan për të arrestuar Ernest Shytin më 12 mars 2021.

Ai dje u deportua në Tiranë ku është marrë në pyetje, raporton gazetari i RTV Ora, Elton Qyno.