Ç'po ndodh me Liverpool-in? "The Reds" munden edhe nga Fulham
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2021, 17:37
Çfarë po ndodh me Liverpool-in? Kjo është pyetja që ngrenë të gjithë, por që askush nuk po di ti përgjigjet.
Kampionët e Anglisë regjistruar sot humbjen e gjashtë rradhazi në Premier League në shtëpi, me Fulham që mori tre pikët në "Anfield Road".
Ndeshja e vlefshme për javën e 28-të në Premier League u vendos nga goli i Mario Lemina në minutën e '45.
Me këtë humbje, Liverpool qëndron në vend të shtatë të rënditjes me 43 pikë, plot 22 më pak se Manchester City kryesues. Ndërsa Fulham ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vend të 18.
Pas kësaj humbjeje, skuadra e Jurgen Klopp jo vetëm që titullin nuk mund ta mendojë, por duhet të mendojë seriozisht edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Përmbledhja e ndeshjes:
/a.r,OraNews