Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me SHBA-të për gazin e lëngshëm natyror

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror në Shqipëri.

Ndërkohë, të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes, ishin ambasadorja amerikane, Yuri Kim, kryeministri Edi Rama, si dhe ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber.

Në fjalën e saj, ambasadorja Yuri Kim tha se Termocentrali i Vlorë do të shënoj një hap të rëndësishëm dhe se vendi ynë do të bëhet një partner i një projekti të tillë.

"Është një nder që ndodhem këtu dhe të dëshmoj këtë nënshkrim, është një punë e jashtëzakonshme. Falenderoj ekipin e ministres Balluku që kanë finalizuar këtë marrëveshje. Është vërtetë i jashtëzakonshëm ky memorandum. Termocentrali i Vlorë do të shënoj një hap të rëndësishëm. Vlora do të jetë një hap tjetër për të trajtuar sfidat e energjisë edhe në Rajon. Kombinimi larmishëm i energjisë diellor, i erës, dhe gazit natyror të lëngshëm do të bëjë Shqipërinë një partner domethënës për këtë lloj ndryshimi. Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-së është e rëndësishme, e shoh si një gur themeli! Më 15 mars do të festojmë 30 vjet nga vendosjet diplomatike dhe nuk mendoja për një ngjarje më të përshtatshme sasa nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Jemi shumë krenar për atë që kemi mundur të arrini!"

Nga ana e tij Kryeministri Rama falenderoi ambasadoren Yuri Kim dhe tha se është hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

"Kemi qenë me fat të kemi partnerët më të mirë të pajisur me përvojën dhe ekspertizën më të mirë për të realizuar një projekt të kësaj përmase e të këtij kompleksiteti. Zhvillimi i këtij projekti me lider të tillë, dhe bashkëpunimi me SHBA për ta bërë këtë projekt realitet është hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Projekti i dytë madhor vetëm pak muajt e fundit mes Shqipërisë dhe SHBA. Pas atij për ndërtimin e hidrocentralit më të madh në 50 vite, që është diga e Skavicës. Më duhet të them asnjë prej të dyjave nuk do ishte e mundur pa dikë që është këtu në këtë takim, që natyrisht është grua. Sepse vetëm gratë e forta mund të bëjnë të mundur gjërat e tilla. Dhe që është ambasadorja amerikane. Ia doli të hapë një hap më tej këtë marrëdhënie."

Në një fjalën e tij, përfaqësuesi i kompanisë amerikane u shpreh se projekti duhet të sjellë transformim në Shqipëri e rajon.

"Projekti duhet të sjellë transformim në Shqipëri, por edhe në rajon, për burimet e brendshme hidrokarbure që është gazi natyror. Roli kyç është furnizimi me energji. Ne jemi pjesëmarrës në 13 projekte globale. Sa i përket pjesës marrëse ne kemi zhvilluar edhe projekte off shore. Pres mundësi që të optimizojmë atë çfarë kemi bërë në përfitim të këtij projekti. Kemi një kapacitet prej 70 milion të gazit të lëngshëm natyror dhe jemi lider në energji."