Vokshi: Rama është arkitekti i kriminalizimit të Kuvendit, nuk e do fuqinë e institucioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 22:36
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Vokshi u shpreh se kryeministri Rama është arkitekti i kriminalizimit të Kuvendit.
Vokshi: Partia Socialiste është në qendër të akuzës së ndërtimit të një sistemi të kriminalizuar dhe prandaj ka pasur numrit më të lartë të deputetëve me rekorde kriminale në Kuvend. Prandaj është sot kur flitet për kriminalizimin dhe në qendër është Rama, arkitekti që i ka futur.
Rama nuk kërkon fuqinë e institucioneve, sepse nëse duam t'u fuqizojmë institucionet, nuk ka vend për krimin në shoqëri. Por ai ka tendenca diktatoriale dhe ka zgjedhur formulën e mbytjes së institucioneve dhe institucionit të krimit.