Kodheli: Rilindja është një pjesë zhvillimore e PS-së, Edi Ramën e njoh socialist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 22:52
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh se Rilindja është një pjesë zhvillimore e PS-së gjatë rrugës së saj të ndryshimit.
Kodheli: Mendoj se Rilindja është një pjesë zhvillimore e PS-së, një stad dhe një gjetje e gjithë ndryshimit që partia ka pësuar gjithë kohës. Edi Ramën e njoh socialist, sepse ashtu e ka filluar karrierën e tij.
Unë besoj se personat që janë përgjuar duhet të ndaheshin dhe të gjykoheshin, për shkak të shkeljeve ose jo të ligjit. Ngarkesa mediatike dhe politike është tjetër, dhe tjetër kur bën një shkelje. Besoj se do të vijmë një dite që të bëjmë një gjykim të barabartë mes atyre që kanë një ngarkesë politike dhe qytetarëve të thjeshtë.