VIDEO/ Milan rinis të vrapojë, 2 me 0 ndaj Veronës dhe -3 nga Inter
Edhe pse në urgjencë të plotë, Milani rigjen veten dhe në transfertë, përballë një Verone thuajse të panjohur, arrijnë një fitore të pastër dhe të bukur, 0-2.
Një fitore që jo vetëm që mban larg Juventusin, por e afron në -3 pikë me Interin e vendit të parë që nesër luan një ndeshje jo të lehtë përballë Atalantas, shkruan Ora News.
Edhe pse pa Rebic, Ibrahimovic, Mandzukic, Bennacer, Tonali dhe Theo Hernandez, Milani i Stefano Piolit hyn në fushë me një formacion thuajse të ri dhe gjen 3 pikët falë golave të bukur të Krunic dhe Dalot.
Fitorja ishte e qartë dhe e merituar për një Milan që pas kësaj fitoreje merr zemër për të rinisur edhe një herë luftën për ëndrrën që në nisje të sezonit dukej një utopi, titullin e 19-të në Serie A.
Kur është në vështirësi, Milani gjithmonë gjen energji për të reaguar. Dhe mesa duket, ky është sekreti i djemve të Stefano Piolit.
Rezultatet e ditës së sotme në Serie A:

/a.r,OraNews