Bullizmi i Ramës, Andoni: E tepruar! Sjellja e tij ndaj kundërshtarit, e paarsyeshme

Në një intervistë për RTV Ora dhe gazetarin Xhoi Malësia, analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Andoni u ndal edhe te shfaqja e djeshme e kryeministrit Edi Rama, i cili u mor më shumë me kundërshtarët e tij politikë, duke mos kursyer as bullizmat.

Xhoi Malësia: A e kaloi cakun Rama?

Ben Andoni: "Absolutisht! Unë mendoj që është e tepruar. Patjetër që jemi brenda termave të bullizmit, por nga ana tjetër nuk është e arsyeshme në këto momente, në fillimet e fushatës, të sillesh në këtë mënyrë ndaj kundërshtarit. Duket që, zoti Rama, po e përdor këtë për të shuar pak edhe zërat që janë brenda PS-së dhe që janë të pakënaqur, por një pjesë e tyre nuk kanë as guximin apo konjukturat e duhura për tu përshtatur. Dhe këtë më duket po e përdor në të dy masat. Duke përdorur këtë lloj retorike, ku brenda është bullizmi, që e ka të zakonshme në disa momente dhe e përdor brenda kësaj retorike pak të vjetër, ku brenda ka edhe elementë të bejteve, për të ulur kundërshtarin dhe për të theksuar gjëra që shpeshherë nuk thuhen".

Për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama, sot reagoi edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, gjuha e përdorur prej tij është rrugaçërore.

Lexo edhe: Meta: Rama të kërkojë falje publike, fjalor rrugaçërie ndaj Dumës

Ndërkohë, para pak minutash reagoi edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Lexo edhe: Etiketimet e Ramës, reagon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Jo gjuhë urrejtjeje në fushatë!