Zbulohen fotot/ Momenti i fundit kur u vra nga polici Klodian Rrasha

Zbulohen fotot që tregojnë momentin e ekzekutimit me një plumb në zemër të Klodian Rrashës në 8 dhjetor 2020 në zonën e Laprakës.

Për këtë vrasje që trazoi vendin gjatë ditëve të dhjetorit 2020, duke provokuar dhe protesta të dhunshme në Tiranë, momentalisht është marrë i pandehur polici i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdari, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës, ka ngritur akuzën e “Vrasjes me dashje”.

“Ora News”, ka mundur të sigurojë foto nga tabela fotografike e dosjes hetimore, ku duket qartë ndjekja dhe përpjekja e policit, Nevaldo Hajdari, për të kapur personin tjetër që ishte Klodian Rrasha.

Lexo dhe : Ja kush janë të shpallurit në kërkim për përplasjen me armë në mes të Vlorës

Pikërisht në këtë foto poshte, duket momenti se si Nevaldo, kapërcen kangjëllat anës rrugës dhe hyn në trotuar, duke tentuar të ndalojë 26-vjeçarin Klodian Rrasha.

Ne foto: Momenti kur Nevaldo, kapërcen kangjëllat anës rrugës dhe hyn në trotuar, duke tentuar të ndalojë 26-vjeçarin Klodian Rrasha.

Por ky i fundit e ka shtyrë punonjësin e policisë dhe është larguar me vrap, ndërsa Nevaldo, është rrëzuar në trotuar.

Ne foto: Nevaldo i rrezuar ne trotuar pasi u shty nga Klodiani i cili është larguar me vrap.


Siç shihet në këtë foto tjetër në pozicion të shtrirë Nevaldo Hajdari ka hapur zjarr me armën e shërbimit, duke e qëlluar dy herë Klodian Rrashën.

Një nga plumbat nuk e ka prekur fare, por është ngulur në qepenin e një dyqani aty pranë.


Ndërsa plumbi i dytë, e ka prekur në shpatull Klodian Rrashën, duke bërë që ky fundit të hyjë në rrugicën që e çonte në shtëpinë e tij.

Në këtë foto tjetër që është arritur të nxiret nga kamerat e sigurisë së një biznesi, dallohet qartë momenti i rrëzimit në tokë të Klodian Rrashës.

Momenti i rrëzimit në tokë të Klodian Rrashës



Pikërisht në këtë vend i riu ka ndërruar jetë. Tashmë dosja hetimore ndodhet në gjykatën e Tiranës dhe pritet që shumë shpejt të fillojë procesi gjyqësor.

Ndërsa pritet që polici Nevaldo Hajdari, të kërkojë gjykimin e shkurtuar me shpresën e uljes sa më shumë të dënimit të tij me burg.

Punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, kishte vetëm një muaj që i ishte bashkuar skuadrës “Shqiponja” pasi më herët kishte punuar në komisariatin nr 5 të policisë në Kamzë.

Nga dokumentet e mbledhura prej grupit të hetimit rezulton se në datën 9 nëntor 2020 me vendimin nr. 8988 të drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, është urdhëruar transferimi dhe emërimi i shtetasit Nevaldo Hajdaraj, në detyrën e oficerit të Patrullës së Përgjithshme, motorist, pranë forcës së posaçme “Shqiponja”.

Ky transferim siç del nga dokumentet është bërë me kërkesën e efektivit, i cili rezulton se e ka vrarë Klodian Rashën vetëm tri minuta pas raportimit të parë që kishte bërë në radio për konstatimin e të riut duke lëvizur në rrugë jashtë orareve të aktit normativ anti-Covid.

Konkretisht në orën 01:09 minuta, Nevaldo Hajdaraj, raporton me radio se është vënë në ndjekje të një personi të konstatuar në zonën e Laprakës. Efektivi ka kërkuar përforcime por në komunikimin e dytë në orën 01:12, ka kërkuar urgjent një ambulancë, pasi personi që po ndiqej ishte qëlluar me armë.

https://youtu.be/HeNIOzRMeHQ