Lisa Kujofsa: Zgjodha Italinë sepse është më mirë se Shqipëria

Aktorja, Lisa Kujofsa në një intervistë për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora ka treguar se është larguar nga Shqipëria duke lënë karrierën e saj dhe ka zgjedhur dashurinë.

Ajo tregoi se nuk planifikon që të kthehet në Shqipëri, sepse vendi ku po jeton tani, Italia është më i mirë se Shqipëria.

"Nuk bëj plane afatgjata, por për të thënë se kurrë nuk do të vij apo do të vij një ditë, unë në Shqipëri do të vij gjithmonë sepse kam familjen. Për momentin jo, kemi ndërtuar jetën këtu," tha ajo.

E pyetur se çfarë i ka dhënë Italia, që nuk ja jep Shqipëria Kujofsa thotë se Italia i ka dhënë familjen.

"Italia më ka dhënë familjen time, ishte zgjedhja që bëra si fillim pasi bashkëshorti im jetonte këtu, kishte ndërtuar një jetë të vetën.

Midis dy mundësive që kisha zgjodha Italinë për shumë arsye. E zgjodha për shumë gjëra që më kanë munguar në Shqipëri, sepse njeriu bën një background të jetës së vet dhe e kupton se çfarë i mungon dhe çfarë i pëlqen. Italia është pak më mirë se Shqipëria."