Asnjë investim prej vitesh, degradon rruga në aksin "Jordan Misja"

Banorët e zonës në rrugën "Jordan Misja" prej vitesh janë lënë në harresë nga pushteti vendor. Ato kërkojnë nga kryebashkiaku marrjen e masave pasi qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm si pasojë e degradimit të aksit rrugor.

Segmentet rrugore të lëna në mëshirë të fatit janë evidente pothuajse në çdo zonë të Tiranës.

Kjo është rruga "Vjosa" në kryeqytet shumë pranë aksit Jordan Misja.

Banorët thonë se prej vitesh nuk kanë parë asnjë investim në zonë.

"Ka kështu 30 vite. Vetëm kanë marrë paratë, se kush e di sa herë është shtruar me letra."

Thonë se kalimi në këtë segment është shumë i vështirë.

"Shumë të vështirë e kemi të kalojmë. Nuk e bejnë ata."

"Tiranën e kanë mbuluar plehrat, kanë pushtuar lulishten. Rruga copë-copë, ai i shërben vetëm vetes."

Premtimet kanë qenë të shumta në kohë fushate, por situata nuk ka ndryshuar.

"Kryebashkiaku është duke u marrë vetëm me politikë dhe rrena."

Pavarësisht gjendjes së rënduar aksi ka ngarkesë në qarkullim nga automjetet e shumta.