Kishte ndezur zjarr për t'u ngrohur, gjendet i djegur 61 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 13:06
Gjendet i djegur shtetasi Kastriot Kodra, 61 vjeç në vendin e quajtur "Bari i madh" në Skrapar.
Sipas burimeve ai ishte nga Korça dhe banonte të Tiranë.
Sipas policisë, viktima kishte ndezur zjarr për t'u ngrohur dhe ishte asfiksuar nga tymi duke rënë sipër zjarrit.
Dyshohet se vuante nga probleme psikologjike.
Foto ilustruese