“Asnjë nuk ka hedhur një kokërr zhavorr” banorët e lagjes nr.1 në Rrogozhinë mes ujërave të zeza
Banorët e Lagjes nr. 1 në Rrogozhinë thonë se kanë tre dekada që jetojnë mes ujërave te zeza. Mungesa e investimeve nga bashkia sipas tyre e ka kthyer zonën në një bombë ekologjike.
Ujërat e zeza vërshojnë mes lagjes numër 1 në Rrogozhinë.
Në rrugë kanë krijuar pellgje.
Banorët kanë rreth 3 dekada që jetojnë mes kësaj situate.
“Asnjë njeri nuk ka ngritur dorën që të hedhë një kokërr zhavorr.”
Të pakta janë familjet që si zgjidhje individuale përdorin gropat septike, por të tjerët për shkak të mungesës së infrastrukturës vetëm i kanë nxjerrë me tubo jashtë oborrit të banesës ujërat e zeza.
Kanali vaditës që kalon pranë lagjes është një tjetër bombë ekologjike.
Veç ujërave të zeza aty derdhen edhe mbetjet urbane.
“Ja kështu keq e më keq. Ai është kanali vaditës.”
Banorët e Lagjes nr. 1 thonë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga Bashkia e Rrogozhinës ndërhyrje, por në 30 vite kanë marrë vetëm premtime për vota e më pas asgjë nuk ka ndryshuar.


