“Po negociojmë për një sasi tjetër vaksinash” Rama: Do lehtësojmë sezonin turistik, Covidi nuk do të tretet
Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka njoftuar që shteti po negocion për një tjetër sasi vaksinash që do të mbërrijnë në Shqipëri.
Rama ka thënë se synohet vaksinimi masiv, si mundësi për ta kthyer Covid-19 në një virus të zakonshëm.
Rama: Kemi marrë konfirmimin për më shumë se 38 mijë vaksina nga AstraZeneca që vijnë nesër. Ndërkohë që jemi negociuar një tjetër kontratë për një tjetër sasi vaksinash që shpresojmë që do na japin mundësinë për vaksinim masiv pas disa javëve me qëllim që të godasim hallkat e zinxhirëve të infektimeve që të lehtësojmë sezonin turistik që këtë vit. Ky është objektivi. Për të dalë për herë të fundit nga ky tunel, brenda këtij viti ne do të sigurojmë që të kemi të gjitha dozat për rivaksinimin në rast se do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse Covid nuk do të zhduket e tretet. Por përves vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjetër.