Lefter Maliqi ngre dolli për 25 prillin: E ngre Berati dhe Shqipëria, e pi me fund LSI-ja!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 16:06
Lefter Maliqi, kandidati për deputet në Berat nën siglën e LSI vijon takimet me banorët e zonës.
Duke e cilësuar 25 prillin një referendum popullor, Maliqi ka publikuar në facebook një foto ku ngre dolli për të ardhmen europiane të vendit.
"Një dolli për 25 Prillin… e ngre Berati dhe Shqipëria…e pi me fund LSI-ja… për të ardhmen evropiane të shqiptarëve! Të bashkuar drejt fitores së Referendumit!"
Lefter Maliqi ka sfiduar veten duke kandiduar i 7 në listën e LSI për Beratin, ndërsa basti i tij është marrja e tre mandateve për këtë forcë politike.
Qarku BERAT
1.Ardit Çela
2.Blenard Nonaj
3.Esmeralda Qirko
4.Petrit Sinaj
5.Ilir Oboni
6.Aurela Kalivaçi
7.Lefter Maliqi
8.Esmeralda Hoxha
9.Shkëlqim Tafa