E detyroi të pinte drogë dhe abuzoi me të miturën nga Erseka, gjykata mbyll në burg të riun

Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për 26-vjeçarin Orgest. M, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në fshatin Kamnik të Ersekës.

Prokurorja e çështjes, Elina Kombi, i kërkoi në seancën e sotme gjyqtarit Kastriot Gramshi, që të mbyllte në burg të riun nga Erseka, pasi ka shumë të dhëna se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur dhe e ka detyruar A.E, që të konsumonte drogë.

Kërkesa e prokurores Kombi është pranuar nga gjyqtari Gramshi, i cili sot ka vendosur të mbyllë në burg Orgest.M, për veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të mitur nga 14-18 vjeç” dhe “Nxitje për përdorim të drogës”.

Lexo edhe: Prindërit e kërkonin me polici, e mitura nga Erseka gjendet në Tiranë, u drogua dhe abuzua seksualisht nga i riu

Ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Ersekë, por krimi është arritur të zbulohet nga oficerët e komisariatit Nr.1 në Tiranë, të cilët ishin në ndjekje të një vajze me inicialet A.E, pasi ishte denoncuar nga prindërit e saj, si e larguar nga banesa dhe nuk dihej adresa e vendodhjes së vajzës.

Pas disa ditësh kërkimi, është arritur të gjendet në Tiranë vajza, e cila më pas është marë në pyetje nga oficerët e policisë së komisariatit nr.1. Vajza e mitur, vetëm 16-vjeçe, ka treguar para oficerëve të policisë se ka qënë në shoqërinë e 26-vjeçarit Orgest.M.

Sipas dëshmisë së të miturës nga data 21 shkurt deri në 1 mars 2021 ka qënë në një banesë në fshatin Kamnik të Ersekës.

Gjatë qëndrimit në këtë banesë, ajo ka treguar se shtetasi Ergest.M, ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit.

E mitura ka treguar se Orgest.M, ka përdorur lëndë narkotike, drogë të bardhë në formë pluhuri dhe lëndë narkotike në formën e barit gjethe.

Më tej vajza ka rrëfyer se është detyruar nga Orgesti, që të përdorte lëndë narkotike bar dhe pluhur të bardhë.

Barin e ka konsumuar me cigare, ndërsa pluhurin e bardhë sipas saj, Orgest.M, e vendoste në një pjatë dhe më pas kapte të miturën nga nofullat dhe me forcë e detyronte që ta thithte nga nga hunda.

Pas përdorimit të drogërave, 26-vjeçari ka kryer marëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Ndërkohë pas kësaj dëshmie, policia ka lokalizuar dhe shoqëruar Orgest.M, i cili është marë në pyetje në ambjentet e komisaritit Nr.1 në Tiranës.

Orgest.M, ka rrëfyer se kishte kryer marëdhënie seksuale me vajzën dhe këtë gjë e ka kryer me dëshirën e saj.

Sipas tij, ai nuk e dinte që vajza është 16-vjeç, moshë kjo që nëse do të kryesh marrëdhënie seksuale qoftë dhe me dëshirën e vajzës, sërisht nuk shpëton nga ndjekja.