Baçi: Rama si gratë e lagjes, nëse qeshni kur tallet me të tjerët, do t'ju vijë radha juve

Në një intervistë për Ora News, publicisti Agim Baçi analizoi gjuhën e prezantimit të programit ditën e djeshme nga kryeministri Rama.

Ai thotë se është e turpshme të shikosh kryeministrin e vendit që flet si gratë e lagjes që merren vetëm me llafe. Sipas tij, Rama vetëm këtë punë di të bëjë.

"Mënyra se si prezantoi sot ishte një turp si ato gratë e lagjes që nuk merret me punë, por vetëm me llafe nga mëngjesi deri në darke dhe nuk bëjnë asnjë punë. Dhe në fakt nuk ka bërë asnjë punë, kjo është e vetmja punë që di të bëjë zoti Rama.

Kryeministri nuk zgjidhet për të inkurajuar instiktin, nuk zgjidhet për të inkurajuar talljen. Ne nuk mund të themi bravo i qoftë kryeministrit se është i zgjuar se tallet me ne.

Zgjuarsia nuk është kategori morale. Ne duhet ta diskutojmë dhe gjykojmë kryeministrin e bëri mirë apo e bëri keq, e bëri në mënyrë të drejtë apo e bëri në mënyrë të padrejtë.

Do më trishtonte ideja nëse ende ka njerëz që e pëlqejnë se ai ende tallet me ta. Ky është një pozicion shumë i keq, një lloj skllavërimi që unë nuk e besoj që shqiptarët e duan këtë lloj skllavërimi.  

Kjo është si historia e priftit me nazizmin kur tha që kur kapën fqinjin e parë unë nuk reagova, kur kapën tjetrin unë nuk reagova, kur erdhën tek unë, s'kishte kush reagonte.

Kështu që shqiptarët nuk ka pse të ndodhë për çdo njërin tallja që të habiten kur të tallen dhe më të. Se në qoftë se do i japim dhe një shans tjetër, kam përshtypjen se do ta ndajë me ditë dhe me lagje.

Do tallet me çdo lagje pastaj dhe me emra të veçantë. Se program nuk ka, nuk besoj se sjell zhvillim.

Deri sot asnjë qeveri nuk ka provuar që kur një  qeveri tallet me tjetrin ka sjellë zhvillim, kështu që nuk mund të jetë ky rasti i parë. Nuk do të shpikim ne që të ketë rritje ekonomike ti të tallesh me kundërshtarin, që të ketë një zhvillim në kulmin e largimit nga Shqipëria ai shpall programin "Tokë e artë për të rikthyer emigrantët."

Nuk e di, ndoshta e ka për "Tokë e artë" për të sjellë emigrantë të tjerë por shqiptarët me sa di unë, sipas sondazheve 90 % nuk mendojë të kthehen."