Gjendet i pajetë 55 vjeçari në Himarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 12:11
Shtetasi A.P, rreth 55 vjeç është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në fshatin Nivicë, Himarë.
Dyshimet e para janë se ka ndërruar jetë pasi ishte duke prerë degët e një peme dhe është dëmtuar aksidentalisht prej tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.