Meta: Rama të kërkojë falje publike, fjalor rrugaçërie ndaj Dumës
"Gridare, gridare, gridare, oo, oo, oo.." kështu është shprehur Rama ndaj Grida Duma-s.
Fushata denigruese e krye-socialistit Edi Rama ndaj kandidatëve të opozitës është dënuar ashpër nga Presidenti i Republikës.
Ilir Meta e cilëson si të papranueshme fjalorin ndaj kandidates demokrate Grida Duma, dhe për këtë arsye i bën thirrje Kryeministrit që të kërkojë falje publike.
Lexo edhe: Pas ironisë së Ramës, reagon Duma: Sulm i ulët, reflekton për humbjen e PS në zgjedhje
"Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit. I bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma," ka shkruar Meta në Facebook.
Ndërkohë që Kreu i Shtetit u kërkon shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të reagojnë për gjuhën e përdorur nga kryeministri, pasi nuk ka pasur asnjë reagim.
E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri...
Posted by Ilir Meta on E enjte, 11 Mars 2021