Meta shigjeton Ramën: Do jem luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor kokainë e atyre që dalin garant para mafias
Në turin e takimeve nëpër Shqipëri, presidenti Ilir Meta, ndal ne Fier, ku gjatë një komunikimi me mediat qendra e akuzave të tij ishte kryeministri Edi Rama.
E ardhmja europiane e vendit tha presidenti është në rrezik, e në këtë pikë nuk i kurseu sulmet ndaj kryeministrit.
“Ç’mund të presim ne nga një njeri që i thotë shqiptarëve këtu më keni mua deri në 2030. Nëse ju duroni deri në 25 prill, durojeni dhe pak se nuk ka problem. Një njeri që thotë gjëra të tilla ka probleme të mëdha dhe ka nevojë për kontrolle shëndetësore. Gëzohemi që ka ofruar edhe ekspertë nga shëndetësia që të ofrojnë kujdes për gjendjen e tij shëndetësore.”
Ilir Meta, tha se populli shqiptar do t’u jap leksion me 25 prill të gjithë atyre që na konsiderojnë një popull sorrash.
“Unë kokainën jo vetëm që nuk e përdor, por do të jem një luftëtar i pashmebullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike.”
Presidenti Ilir Meta, refuzoi të komentoi në thelb listat e kandidatëve të partive politike për 25 prillin, por i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht dhe të përzgjedhin emra më të mirë.
“Populli i Shqipërisë të marrë pjesë në zgjedhje dhe të zgjedhi forcën a koalicionin që dëshiron, por edhe të japë mesazh duke zgjedhur kandidatët më të mirë në ato lista.”
Çfarë deklaroi sot Rama?
Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky. Po këtu me këtë fiton Durrës, me Palokën apo Ekonomin.Me kë fiton arsimi me Evisin apo filaxhanin (Monika Kryemadhi).
