Kanosi me armë efektivin e policisë, gjykata dënon me burgim Orgest Bilbilin

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin me 5 vite burgim për Orges Bilbilin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu me precedent të theksuar kriminalë në Lushnjë ka ndodhur në prillin e vitit 2020 kur i kërkuari u përball me një efektiv të policisë në zonën e Xhamllikut dhe në tentativë për tu larguar u qëllua me armë.

Bilbili po gjykohet ndërkohë nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me këta persona ekzekutoi ne shtator të 2017 në Lushnjë, shtetasit Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe plagosi një person tjetër.

Objektiv i atentatit mësohet se ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i kapobandës së Lushnjes Aldo Bare, i cili arriti ti shpëtojë atentatit

Lexo edhe: Kërkoi lirimin, Apeli lë në burg Orges Bilbilin, autor i dyshuar i masakrës së trefishtë në Lushnje