Nëndetësja turke ankorohet në portin e Durrësit

Një nëndetëse turke është ankoruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.

Nëndetësja TGG Channakala viziton për herë të parë vendin tonë dhe do të jetë një vizitë 3 ditore.

Sipas burimeve, vizita zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit mes flotave tona ushtarake, ndërkohë vazhdon rritja e tensioneve në Mesdhe mes Turqisë dhe Greqisë.