Harta: Droga nga Shqipëria me gomone oqeanike në Itali, Gjermani deri në Zvicër

Autoritetet policore italiane të qytetit të Genovas ekzekutuan operacionin e koduar "Tetori i kuq" i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. 

Ky trafik kryhej me bashkëpunimin e një grupi kriminal shqiptar me mafian italiane puglize Sacra Corona Unita.

Operacioni ka çuar në ezkekutimin e 29 masave ndalimi, 20 me arrest në burg, e një prej të cilëve  me banim në Shqipëri i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

9 persona të tjerë janë nën masë ndalimi me detyrim paraqitje.

14 prej personave të arrestuar janë shqiptarë e 15 italianë.

Nese e ke humbur: Nëndetësja turke ankorohet në portin e Durrësit

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në aktivitet kriminal për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike të tipit marijuanë e kokainë, armëmbajtje pa leje e kërcënim të dhunshëm.

Hetimet e operacionit kanë nisur në fund të vitit 2016 pas kapjes së 38 kg marijuanë e fshehur në bagazhin e një automjeti në komunën Rapallo, në provincën e Genovas.

Droga trafikohej nga Shqiëpria përmes gomoneve super të fuqishme prej 500 kë e mbërrinte në brigjet puglieze. Roli i trafikantëve shqiptarë ishte si në sigurimin sasive të nevojshme të marijuanës që prodhohej e  transportohej nga Shqipëria ashtu dhe në tregtimin e marijuanës dhe kokainës.

Lexo dhe: Shqiptarët trafik me mafian italiane, furnizonin me drogë klanet e Sacra Corona

Eksponentët e mafias puglieze Sacra Corona Unita siguronin bazat e zbarkimit të gomoneve me drogë, në brigjet puglize, magazinimin e tyre e kuotat e shpërndarjes.

Droga nga Shqipëria edhe në Francë e Gjermani
Përveç tregut italian droga e mbërritur nga Shqipëria furnizonte dhe grupet kriminale me veprim në disa vende europiane mes të cilave Gjermani e Francë.

Ndërsa në Itali një nga destiancionet e drogës ishte kryeqyteti italian Romë, ku këto grupe kriminale kishin ngritur një qëndër magazinimi. Në Romë trafikohej dhe kokainë e cila sigurohej përmes bashkëpunimit me grupe të tjera kriminale shqiptare.

Për transportimin e lëndëve narkotike përdoreshin autovetura të modifikuara që transportonin 15-40 kg drogë, ndërsa si korrierë shtetas afrikano-veriorë, kryesisht nigerianë.

Droga mbërrinte dhe në qytetet e tjera italiane si në Bologna e Firenze.

Hetimet dhe ekzekutimi i operacionit "Tetori i kuq" çoi në sekuestrimin e një sasie droge e mallrash në zotërim të të arrestuarve me vlerë rreth 50 milionë euro.

Janë sekeustruar gjithsej:

7 tonë drogë e tipit marijuanë, kokainë, hashash.

3 gomone oqeanike me vlerë 200 mijë euro.

1 pistoletë gjysëm automatike e tipit “imi jericho” cal. 9x19.

8 850 euro cash

9 automjete 

Operacioni "Tetori i kuq" çoi në evidentimin e konsolidimit të raporteve mes grupeve kriminale italiane e atyre shqiptare me qëllimi trafikun në sasi të mëdha të lëndëve narkotike.