Nuk ndalet Covid-19, i merr jetën inspektorit të policisë në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 11:46
Inspektori i rendit në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Bujar Mema ka humbur betejën me Covid-19.
Mema, 49 vjeç ishte infektuar dy javë më parë, teksa ditën e djeshme ka pasur komplikacione që i kanë sjellë edhe vdekjen.
Inspektori ishte baba i dy djemve, ndërsa për kolegët e drejtorisë së Policisë së Fierit, ai njihej për korrektësinë në detyrë dhe i respektuar nga të gjithë.
Lexo dhe: Sot humbi jetën dhe një 22 vjeçare e cila kishte vetëm dy javë që ishte bërë nënë
Ndarja para kohe nga jeta për shkak të virusit është një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit.