Solli foshnjën në jetë 2 javë më parë, humb jetën nga covid 22 vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 11:47
Një 22 vjeçare ka humbur jetën nga covid-19 pas tre javësh në intubim.
Mësohet se 22 vjeçarja ishte nga Korça dhe ishte shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi."
Lexo edhe: Nuk ndalet Covid-19, i merr jetën inspektorit të policisë në Fier
Dy javë më parë u detyrua të sillte në jetë një fëmijë me lindje të parakohshme edhe pse ishte 8 muaj shtatzënë.
Aktualisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por pati disa komplikime respiratore gjatë lindjes.