Raporti i Heritage: Shqipëria rënie për lirinë ekonomike. Reagon Presidenti Meta: Rrëshqitje e frikshme
Raporti i fondacionit ndërkombëtar “Heritage” ka treguar se Shqipëri ka rënie me 9 vende në renditjen për lirinë ekonomike në krahasim me një vit më parë.
Në lidhje me këtë fakt ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili e ka cilësuar si rrëshqitje të frikshme në pikiatë të ekonomisë së lirë, teksa shton se është urgjente çkapja e shtetit dhe Kuvendit.
“Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.
Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.
Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat kulte”, shkruan Meta.
Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për...
Posted by Ilir Meta on E mërkurë, 10 Mars 2021