Trafiku bllokon Tiranën, rradhë kilometrike makinash në çdo rrugë të kryeqytetit

Trafiku në kryeqytet është kthyer në makthin e të gjithë qytetarëve, ndërkohë që situata sot për shkak të reshjeve të shiu rrugë janë pothuajse të pakalueshme.

Numri i automjeteve është paraqitur i lartë, por gjithsesi mungesa e funksionimit të instancave organizative dhe bllokimi i shumë akseve lidhëse të Tiranës, ka sjellë trafik shumë të rënduar.

Zonat më të ngarkuara janë ajo e Astirit, rruga pranë Universitetit të Inxhinierisë, Unaza, zona e Freskut, ku trafiku dhe radhët e gjata të makinave që zgjasin disa dorë janë të përditshme tashmë.

Fashat orare të vendosura nga Komiteti Teknik janë një prej faktorëve kryesorë që kanë krijuar këtë situatë shqetësuese.

Gjithashtu edhe makinat e tonazhit të rëndë si betonierët apo kamionët që qarkullojnë në mes të kryeqytetit gjatë gjithë ditës bllokojnë kalimet.

Qytetarët jnë shprehur mjaft të pakënaqur, ndërsa gishtin e drejtojnë te autoritetet përgjegjëse.