Rikthehen reshjet e borës në veri, probleme në rrugët e fshatrave

Reshjet e dëborës në pranverë rikthyen edhe vështirësitë në veri e verilindje të vendit.

Bora nisi të martën në Alpe dhe lartësitë mbi 700 metra, ndërsa gjatë mbrëmjes zbritën në qytetet e Bajram Currit, Kukësit, Hasit e Dibrës.

Lartësia e borës në Valbonë është 50 cm, Shishtavec 10 cm, Qafë-Shllak 30 cm dhe Qafë Prush 20 cm.

Rrugët nacionale janë të kalueshme, përfshirë rrugën e Kombit raportohen të gjitha të kalueshme pa zinxhirë.

Ndryshe reshjet e dëborës së shkurtit, duket se kompanitë mirëmbajtëse kanë nxjerrë mësime duke nxjerrë borëpastruese në rrugë menjëherë.

Vështirësi ndërkohë ka në rrugët rurale në qarkun e Kukësit.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë prefekturës, akset rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë , përveç rrugës që lidh njësinë Arrën me rrugën nacionale.

Bashkë me borën në Kukës e Tropojë u rikthye edhe problematika e ndërprerjes së energjisë.

Fshati Bushtricë, Tropoja e Vjetër, Lekbibaj dhe Llugaj BashkiaTropojë, sikurse Zarishta në Has kanë raportuar defekte në rrjet.

Reshjet e dëborës u rikthyen edhe në zonën e Kelmendit.

Në Lepushë dhe Vermosh trashësia ka arritur deri në 50 CM dhe Aksi Qafë- Vermosh kalohet vetëm me zinxhirë.

https://youtu.be/CxxTg_wgfsI