Bylykbashi: Me datë 25 prill do të fitojë koalicioni opozitar, në 26 prill Rama do të ikë

Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se me datë 25 prill do të fitojë koalicioni opozitar dhe në datë 26 prill do të jetë gati kabineti qeveritar.

Bylykbashi: Me datë 25 prill do të fitojë koalicioni opozitar dhe në datë 26 prill do të jemi gati me kabinetin qeveritar. Lista dhe programi është fituese dhe në 26 prill Rama nuk do të jetë më në pushtet.

Kushtetuta nuk interpretohet sipas midesë. Kushtetuta parashikon koalicionet. Nëse koalicioni është më i madh se cdo parti tjetër atëherë i përmbush kushtet. Herën e parë presidenti është i lidhur dhe i detyruar që t'i vijë propozimi nga këta. Gjithë tentativa e Ramës për përçarjen e opozitës, i doli bosh.

https://youtu.be/HjFxk3nB6AU