Trafik ndërkombëtar droge, në pranga një tjetër shqiptar, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Personi i gjashtë i akuzuar për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë në kuadër të operacionit Tibus, ka rënë në prangat e policisë.

Burimet zyrtare njoftuan se shtetasi Andi Veshaj, 30 vjeç, i cilii shpëtoi ndalimit ditën e djeshme, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ndaj Veshajt dhe pesë personave të arrestuar ditën e djeshme në vendin tonë, Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve". 

Të martën operacioni i policisë i zhvilluar njëherësh në Shqipëri dhe Itali vendosi në pranga 55 persona. Policia e Vlorës arrestoi pesë të dyshuarit Rezart Elmazaj, Dionis Moskaj, Albano Juzaj, Ersild Nelaj dhe Zeqir Aliaj, ndërsa Andi Veshaj u shpall në kërkim për tu vënë në pranga disa orë më vonë.

Lexo edhe: Trafik droge Shqipëri- Itali, 5 të arrestuar në Vlorë, grupi trafikoi në total rreth 500 kg drogë

Këta persona bashkë me Andi Veshajn, anëtarin e gjashtë të grupit akuzohen se kanë trafikuar rreth 500 kilogramë kanabis nga Shqipëria drejt Italisë me mjete transporti detare dhe me autobusë.

Lexo edhe; Trafik droge Shqipëri- Itali, 5 të arrestuar në Vlorë, grupi trafikoi në total rreth 500 kg drogë