"Ju flet Moska" - A e dini prejardhjen e fjalës "kandidat", o votues?

Fjala "Kandidat" ka qenë kryefjalë e kësaj periudhe parazgjedhore.

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora analizoi mbrëmjen e sotme kuptimin dhe prejardhjen e kësaj fjale.

Myftaraj: Jemi në periudhë zgjedhjesh parlamentare dhe një fjalë shumë e përdorur që e dëgjojnë shumë njerëzit është fjala kandidat.

Sipas fjalorit zyrtar, kandidat është ai person që është propozuar për tu zgjedhur si drejtues, si anëtar i një organi shtetëror etj. Prejardhja e fjalës kandidat vjen nga latinishtja, gjuha e Romës së Vjetër.

Në Romën e Vjetër ikur dikush kërkonte të zgjidhej në një detyrë publike ai paraqiste mëtimin për të marrë një detyrë publike me zgjedhje dhe për këtë qëllim vishte një rrobë të bardhë që quhej togë dhe kjo togë ishte e zbardhur me një pluhur gëlqerje të bardhë si ai që bëheshin shkumësat.

Kjo kishte një kuptim sepse i veshur në të bardhë ky person nuk paraqitej rastësisht, e bardha është simbol i dëlirësisë, pastërtisë, qartësisë. Këto simbole nuk përdoren më sot por ka mbetur fjala kandidat me këtë prejardhje.   

Kliko videon e emisionit për analizën e plotë.