Kushtetuesja merr në shqyrtim kërkesën e Patozit e Murrizit: Lista të hapura pa herësin e Ramës e Bashës

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë në seance plenare publike kërkesën e Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Partisë Bindja Demokratike për lista të hapura pa herës.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi përmes një postimi në Facebook.

Murrizi shkruan se drejta e votës së qytetareve do të vlerësohet e barabartë sipas kushtetutës dhe jo sipas pazarit Rama-Basha.

Murrizi: Gjykata Kushtetuese ka pranuar te shqyrtoj ne seance plenare publike kërkesën e Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Partisë Bindja Demokratike per LISTA TE HAPURA PA HERESIN E RAMES DHE BASHES te futur ne Kodin Zgjedhor nëpërmjet Damian-Oerdit. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare i ka te HAPURA listat e SAJ ne 12 QARQE. KUSH MER 1 VOTE ME SHUME, AI OSE AJO MER MANDATIN PAVARËSISHT RENDITJES.

Përshëndes ketë vendim te Gjykatës Kushtetuese dhe besoj qe e DREJTA e VOTES SE QYTETAREVE do te vlerësohet e BARABARTE sipas Kushtetutës dhe jo sipas pazarit Rama-Basha. Te shikojmë se sa vota do marin vemjet, servilet, hajdutet dhe ish hajdutet e administratës qe kane menduar se do ti mbroje renditja sipas lëpirjes ndaj kryetarit.