Tirana në sytë e një autoktoni, Tafaj: Ka më shumë pallate se shkurre te sheshi "Skënderbej", ndotje e trafik

Askush nuk mund të skanojë më mirë ndryshimert që ka pësuar Tirana sesa vetë banorët autoktonë të saj.

Arben Tafaj, nënkryetar i Partisë Agrare Ambjentaliste i ftuar në  Ora News thotë se kryeqyteti është bërë i pajetueshëm, qoftë për nivelin e lartë të ndotjes, ndërtimet pa kriter dhe trafikun e tmerrshëm.

Tafaj: Të kesh dhjetra fish ndotje mjedisi në Tiranë, ku Tirana pak vite më parë ishte një nga qytetet që krahasohej me një pjesë të vendeve të Europës, kjo është tragjedi. Të jesh sot në Tiranë dhe të qash hallin se nuk ke një distancë prej 50 metra ku nuk janë hedhur një palë themele pallati, ku shtohet betoni, nuk bëhet asnjë investim në infrastrukturën nënrrugore dhe infrastrukturën e  ujësjellës kanalizimeve që i duhet qytetit. Sot mallkon veten kur futesh nga Medreseja për të dalë në rrugën e Durrësit sepse nuk ke shans pa harxhuar deri në 35 minuta.  Ka një logjikë të mbrapshë, gjoja për të demoralizuar përdorimin e makinave dhe për tu dhënë akses transportit alternativ, biçikletave. Por ndërkohë asgjë nuk ka ndryshuar përveç tenderave që u morën lek pa fund për ato palo kufizime rruge që gjoja kanë dhënë mundësinë për të ecur me biçikleta por e kanë superngarkuar dhe ulur lëvizjen mesatare aq shumë sa ke ndot të ecësh nëpër ato trotuare sepse ti thith shumëfishin e tymit,karbonit në të. Kjo situatë ka ndryshuar këto 6-7 vitet e fundit, nuk ka qenë kështu. Nuk po themi se ka qenë prej floriri, por nuk ka qenë kështu. Nuk ecën dot me makinë, ndotje e jashtëzakonshme, ndërtime pa fund, betonizim. Ka më shumë pallate se shkurre te sheshi "Skënderbej", te Pylli Orbital, seç gjejnë ca emra me hutu njerëzit.

Lexo edhe: “Ramës po i pakësohen batutat”, Arben Tafaj: Duka kandidat dinjitoz, nuk kthehet më 2017

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana