Kërcet arma në Vlorë pas një sherri në lokal
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës "24 Maji" tek Tregu i Orizit.
Nga raportimet paraprake mësohet se ka qenë një konflikt i ndodhur në një lokal të zonës mes të rinjve dhe më pas është qëlluar me armë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.